Turqia neutralizoi mbi 8.500 terroristë të PKK-së në 5 vitet e fundit

Mbi 8.500 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në pesë vitet e fundit nga forcat turke të sigurisë, ndërsa numri i terroristëve në Turqi ka rënë në 410-420, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me politikën e Turqisë për të zhvilluar luftë të vendosur dhe të fortë kundër terrorizmit, forcat e sigurisë kanë kryer operacione kundër organizatës terroriste separatiste.

Sipas të dhënave që AA i ka siguruar nga burime të sigurisë, 394.535 operacione janë kryer kundër organizatës terroriste PKK që prej vitit 2016, ndërsa 67.985 operacione janë kryer këtë vit.

Në këtë drejtim, në pesë vitet e fundit janë arrestuar 75.453 të dyshuar, nga të cilët 19.018 janë ndaluar.

Teksa në vitin 2016 janë neutralizuar 3.560 terroristë të PKK-së, këtë vit janë neutralizuar 506.

Ndërkaq, brenda pesë viteve janë neutralizuar gjithsej 8.650 terroristë të PKK-së, prej të cilëve 4.107 janë vrarë, 2.762 janë kapur të gjallë dhe 1.781 u janë dorëzuar forcave të sigurisë.

Në vitin 2016, në radhët e organizatës terroriste PKK janë bashkuar 703 persona, më 2019-130, ndërsa ky numër këtë vit ka rënë në 30.

Si rezultat i aktiviteteve bindëse, në pesë vitet e fundit, 758 anëtarë të organizatës terroriste separatiste u janë dorëzuar forcave të sigurisë. Si pjesë e këtyre aktiviteteve, bisedime janë duke u zhvilluar me 12.615 familje.

Ndër të tjera, këtë vit numri i terroristëve në vend për herë të parë u ul nën 500, pra 410-420. Në katër vitet e fundit, prania terroriste në Turqi ka rënë me 84 për qind.