Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia nënshkruan marrëveshje për 50 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V

Turqia nënshkruan marrëveshje për 50 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V

Turqia ka nënshkruar një marrëveshje për 50 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dërgesa e parë pritët të mbërrijë në maj, sipas ministrit të shëndetësisë së vendit.

“Ne jemi në fazën përfundimtare për autorizimin emergjent të vaksinës Sputnik V. Turqia ka nënshkruar një marrëveshje për 50 milionë doza brenda gjashtë muajve”, ka thënë Koca.

Turqia ka administruar rreth 22 milion doza të vaksinës kineze të zhvilluar nga Sinovac, si dhe vaksinën Pfizer/BioNTech. Janë rreth 13.55 milion njerëz që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Ndërkohë vendi ka regjistruar 4,751,026 dhe 39,398 viktima që nga fillimi i pandemisë. /abcnews

Exit mobile version