Turqia është kualifikuar në 1/16 e Kampionatit Evropian.
Në ndeshjen e fundit të Grppit F, kombëtarja turke mposhti Çekinë, me rezultat 2-1.
Hakan Calhanoglu shënoi golin e epërsisë për Turqinë në minutën 51-të.
Tomas Sucek barazoi shifrat në minutën e 66-të duke i dhënë shpresa Çekisë.
Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Cenk Tosun, i cili dërgoi topin në rrjetë në 90+4.
Portugalia dhe Turqia me nga gjashtë pikë dhe Gjeorgjia me katër pikë kalojnë në 1/16, ndërsa Çekia me një pikë eliminohet nga Kampinati Evropian,