Mijëra vullnetarë turq po marrin pjesë drejtpërdrejt në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa qytetarë nga i gjithë vendi janë mobilizuar për të ndihmuar materialisht bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti.
Pas tërmeteve shkatërruese që prekën 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rrënoja, ndërsa thirrjet për ndihmë për viktimat e tërmetit nuk mbeten pa përgjigje.
Mijëra qytetarë vullnetarë, burra, gra, të rinj, madje edhe fëmijë, po punojnë fort për të bërë gati furnizimet e emergjencës që vijnë në pikat e grumbullimit të ndihmës të bashkive për t’u dorëzuar në zonën e fatkeqësisë.
Një shembull i shkëlqyer solidariteti tregojnë vullnetarët, të cilët zgjedhin dhe paketojnë materialet që do të plotësojnë ushqimin, produktet higjienike, veshjet dimërore, nevojat për ngrohje dhe strehim të të prekurve nga tërmeti.
39 bashki rrethesh në Istanbul i kthyen hapësirat e mëdha si komplekset sportive, zyrat e martesës dhe qendrat e kulturës dhe artit në qendra për mbledhjen e ndihmave.
Qytetarët dërgojnë në këto qendra pako me mjete emergjente, veçanërisht ushqime, produkte higjienike, rroba dimërore, ngrohje dhe strehim.
Vullnetarët, të cilët numërohen me mijëra në qendrat e grumbullimit të ndihmave, filtrojnë paketat e ndihmës që vijnë dhe eliminojnë ato që nuk janë të përshtatshme për transport, i rendisin ato që do të dërgohen sipas grupit të produkteve dhe i ripaketojnë dhe i ngarkojnë në kamionë, për t’u dorëzuar në zonën e fatkeqësisë.
Angazhimi i gjithë Turqisë për të ndihmuar bashkëqytetarët në nevojë dëshmohet edhe me nisma të tjera, sikurse grumbullimi i mjeteve financiare nëpërmjet institucioneve dhe organizatave shtetërore.
Ndërkohë, autoritetet qeveritare gjithashtu po bëjnë punën e tyre, me mobilizim të plotë të të gjitha institucioneve relevante. Vetëm Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD, deri tani ka dërguar në zonat e prekura nga tërmeti mbi 137 mijë tenda, mbi 123 mijë shtretër, mbi 1.2 milionë batanije dhe mjete të tjera për gatim dhe ngrohje.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, nga ana tjetër, tha se asnjë qytetar nuk do të lihet në rrugë. Shteti tashmë ka kontaktuar hotelet në Antalya, Alanya dhe Mersin, ndërsa me kompaninë shtetërore Turkish Airlines janë evakuuar dhjetëra mijëra qytetarë nga 10 provincat e prekura dhe transportimi po vazhdon çdo ditë. /trt
Citizens in Istanbul used the power of teamwork to load aid onto a truck which was unable to enter the narrow street 💪
We can achieve great things when we work together 🤝pic.twitter.com/4MJysQQAfa
— ilmfeed (@IlmFeed) February 9, 2023