Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) dhuroi ndihma financiare për 16 mijë jetimë në Gaza.
Përfaqësuesi i IHH-së në Gaza, Mehmet Kaya, në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se kanë dhuruar ndihmë financiare për jetimët nga Gaza në vlerë prej 3,5 milionë dollarësh, ku për secilin jetim për një muaj do të ndahen 33 dollarë.
Kaya bën të ditur se kjo mbështetje jepet dy herë në vit, për 6 muajt e parë dhe 6 muajt e fundit të vitit dhe se në kuadër të këtij projekti këtë vit do të dhurojnë gjithsej 7 milionë dollarë. Ai bëri të ditur se pas procedurave të nevojshme shuma në fjalë do të transferohet në llogaritë bankare të hapura për jetimët.
Kaya shtoi se para se të vijë Kurban Bajrami do të dhurojnë edhe ndihma të rrobave për jetimët nga Gaza dhe se do të dërgojnë kurbane për familjarët e varfër nga Gaza.