Turqia ndihmon 35 fshatra siriane për furnizim me ujë

Me mbështetjen e Turqisë, furnizimet me ujë kanë arritur në 35 fshatra në rrethin verior të Sirisë, Tal Abyad pasi ishin ndërprerë për më shumë se një vit për shkak të sabotimit të rrjetit të ujësjellësit dhe energjisë elektrike nga grupi terrorist YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas operacionit turk të “Burimit të Paqes” të nisur kundër grupit terrorist dhe çlirimit të qyteteve Tal Abyad dhe Ras al-Ain, YPG/PKK shkatërroi rregullisht rrjetet e energjisë elektrike, të cilat përfundimisht prishën funksionimin e rrjetit të ujësjellësit në qytetet dhe fshatrat përreth.

Duke folur për AA, Samer Issa, oficeri i ngarkuar me burimet ujore në këshillin lokal të Tal Abyad, tha se Drejtoria turke e Ujitjes në Sanliurfa instaloi pompa dhe konvertues elektrikë për të pompuar ujin në rajon.

Issa shtoi se 3.500 njerëz po përfitojnë nga furnizimi me ujë në fshatra për konsum dhe ujitje të fermave të tyre.

Një nga banorët e fshatit Tayba, Abu Mahmoud, për AA tha se para se të zgjidhej problemi i ujit, banorët ecnin 8 kilometra për të siguruar ujë për familjet e tyre.