Senatori demokrat, Ben Cardin, thotë se Turqia mund të ballafaqohet me sanksione automatike amerikane, për shkak të blerjes aktuale të sistemeve raketore kundërajrore nga Rusia, pasi kjo mund të paraqes shkelje të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.
Cardin, anëtar i Komitetit për raporte të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, këtë vërejtje e ka bërë në letrën e djeshme dërguar administratës së presidentit, Donald Trump.
Në letër theksohet se blerja e raketave ruse të tipit S-400 nga ana e Ankarasë, që ishte finalizuar para disa ditësh, paraqet shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, që ishin shndërruar në ligj në muajin gusht.
Cardin ka theksuar se ky legjislacion kërkon sanksione për “çdo person që ndërmerr transakcione të rëndësishme” me mbrojtjen e Rusisë ose me sektorët e inteligjencës.