Ballina Lajmet Turqia mirëpret rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

Turqia mirëpret rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka mirëpritur miratimin rezulutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila i konsideron të gjitha aktet e dhunës ndaj librave të shenjtë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Rezoluta është e rëndësishme përballë lejeve të fundit për të djegur librin tonë të shenjtë, Kuranin, nën mbrojtjen e policisë në Suedi, Danimarkë dhe Holandë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Po ashtu, në njoftim theksohet se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë me vendosmëri veprime të përbashkëta kundër krimeve të tilla të urrejtjes që ofendojnë miliarda myslimanë. Mes të tjerash, thonë se Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e saj në luftën kundër urrejtjes ndaj Islamit.

Exit mobile version