Ministria turke e Shëndetësisë ka vendosur nisjen e vaksinimit për grupmoshat mbi 15 vjeç.
Në kuadrin e luftës kundër COVID-19, ministria mori vendime të reja në lidhje me numrin e dozave të vaksinës dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.
Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike.
Po ashtu është miratuar doza përforcuese e vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personat në grupet me përparësi. /atsh