Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia mban kontaktin e parë diplomatik me Egjiptin që nga viti 2013

Turqia mban kontaktin e parë diplomatik me Egjiptin që nga viti 2013

Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu speaks during a press conference

Lidhjet midis Egjiptit dhe Turqisë u përkeqësuan pas grusht-shtetit të vitit 2013 të drejtuar nga Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi .

“Ne patëm kontakte me Egjiptin si në nivelin e inteligjencës ashtu edhe me ministritë e jashtme.

Kontaktet në nivelin diplomatik kanë filluar, ” tha ministri turk Cavusoglu të Premten citon agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency.

Cavusoglu tha se mungesa e besimit ishte normale në fazat e hershme të bisedimeve dhe se asnjëra palë nuk parashtroi parakushte. “Për këtë arsye, negociatat po zhvillohen dhe po vazhdojnë nën një strategji për të caktuar hartën rrugore”, tha ai.

Lidhjet midis Egjiptit dhe Turqisë u përkeqësuan pas grusht-shtetit ushtarak të drejtuar nga Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi e që largoi Presidentin e mbështetur nga Ankaraja Mohamed Morsi në 2013. Turqia dhe Egjipti pastaj dëbuan ambasadorët e njëri-tjetrit dhe prishen marrëdhëniet në mes tyre.

/Mesazhi.com

Exit mobile version