Turqia konfirmoi 1.183 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.183 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 243.180, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

“Ka pasur një ulje prej 32 për qind në hospitalizimet në tre ditët e fundit”, shkroi në llogarinë e tij në twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, duke cituar të dhënat e ministrisë.

Megjithatë, ai shtoi se numri i personave të sëmurë rëndë, që është një nga treguesit e rëndësishëm të procesit, vazhdon të rritet.

Turqia konfirmoi 1.185 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 226.155.

Numri i të vdekurve nga ky virus në Turqi është 5.873, përfshirë 15 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluar.

Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 61.716 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,38 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.