Turqia ka parandaluar 152 sulme terroriste nga DEASH në vitin 2020

Turqia ka parandaluar 152 sulme terroriste nga DEASH deri më tani këtë vit, njoftoi të mërkurën ministri i Brendshëm i këtij vendit, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë ekskluzive në një program televiziv turk, ministri Soylu, tha se 26,8 tonë materiale shpërthyese që i përkisnin grupit terrorist u sekuestruan në operacionet antiterroriste.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi që atëherë është sulmuar nga terroristët e DEASH-it me të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.