Ballina Lajmet Kosovë Turqia: Jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo ndihme që ka nevojë Kosova

Turqia: Jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo ndihme që ka nevojë Kosova

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se është e gatshme t`i ofrojë çfarëdo ndihme që Kosova ka nevojë, pas sulmit në Ibër-Lepenc.

Shetit turk ka kërkuar që autorët e sulmit të indetifikohen dhe të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm në kanalin e ujit në Zubin-Potok në veri të Kosovës. Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Shfrytëzojmë rastin që të shprehim solidaritetin me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çfarëdo ndihme që mund të ketë nevojë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë./

Exit mobile version