Turqia është e zemëruar shumë nga oferta amerikane për të armatosur forcat kurde të YPG-së që po luftojnë ISIS-in në Sirinë veriore.
Ankaraja nuk bën dallim midis terroristëve të YPG dhe PKK. Ato janë grupe të armatosura kurde që veprojnë në Irak dhe Siri, dhe që pretendojnë territore nga radhët e Turqisë, Sirisë dhe Irakut. Megjithatë, Turqia ka frikë se armët që u janë dhënv YPG-së do të përdoren nga PKK në sulmet ndaj forcave turke, shumë prej të cilave janë kryer vitin e kaluar.
Por SHBA thotë se kurdët kanë nevojë për armë në luftën e tyre kundër ISIS në regjionin e Raqqas.
“Lufta kundër organizatës terroriste ISIS nuk duhet të kryhet me një organizatë tjetër terroriste. Ky hap do të rrezikonte të ardhmen e Sirisë dhe të rajonit. Është e qartë se cilët ishin hapat e gabuar që e sollën Sirinë në këtë gjendje, “tha presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Kurdët kanë qenë njëra nga forcat e angazhuara që luftojnë ISIS-in, dhe së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane kanë festuar suksesin e tyre të fundit, çlirimin e Tabqës.
Ndërsa Raqqa është fortesa siriane e ekstremistëve të ISIS-it dhe kryeqyteti i tyre i vetëshpallur. Lufta për qytetin pritet të jetë e rëndë dhe forcat tokësore të SHBA-ve janë në dispozicion nëse nevojitet, pasi pamje të rralla të njësive të SH.B.A.-së në Sirinë veriore janë publikuar të mërkurën. /MESAZHI/