Renovimi i konviktit të nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci” dhe i objektit historik të shkollës “Mejtepi Ruzhdie” janë dy projekte të cilat Komuna e Gjakovës është duke i realizuar në bashkëpunim me Ambasadën turke.Kështu njoftoi kryetarja Mimoza Kusari-Lila në një takim me ambasadoren turke, Kıvılcım Kiliç.
Kryetarja Kusari – Lila e ka falënderuar shtetin turk, i cili përmes organizatës qeveritare TIKA por edhe përmes formave të tjera tash e sa kohë është duke investuar në komunën e Gjakovës.Ndërsa, ambasadorja turke ka thënë se për të personalisht Gjakova është njëri prej qyteteve më të dashura në Kosovë, prandaj edhe angazhimi për investime të tilla po bëhet me dëshirën më të mirë dhe vullnetin më të madh personal.