Turqia ia tregon vendin Assadit, ia godet bazat dhe avionët ushtarak (Video)

Dy avionë të regjimit Asad Su-24 u rrëzuan gjatë një përleshje me aeroplanët turq mbi provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Ministria vuri në dukje se dy sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë një që më parë rrëzoi një dron turke, u shkatërruan. Forcat e Armatosura Turke vazhduan të shkatërrojnë caqet e regjimit në Siri, si pjesë e një operacioni të nisur pas një sulmi vdekjeprurës të regjimit mbi trupat turke në Idlib.

“Një avion tjetër luftarak i regjimit Asad u rrëzua nga Turqia më vonë”, tha agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA.

Sipas pamjeve të reja të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, tanke, automjete të blinduara dhe anti-tanke, si dhe ushtarë të regjimit u vranë në rrethin Saraqib.

Ndërkohë, u raportua se bazat ajrore të regjimit jashtë fshatrave Kweiris, Neirab dhe Menagh ishin gjithashtu në shënjestër të ushtrisë turke. Anadolu Agency tha se pas ofensivës ushtarake turke, baza ajrore në Neirab u bë e papërdorshme.

Turqia bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të sulmeve në Idlib dhe që armëpushimi të ndiqet, duke paralajmëruar se nëse sulmet nuk ndalen, ajo do të marrë masa.

Të paktën 34 ushtarë turq u martirizuan dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror nga forcat e regjimit Asad në Idlib vonë të enjten. Pas sulmit, Turqia nisi Operacionin “Mburoja e Pranverës” për t’i dhënë fund masakrave të regjimit dhe për të parandaluar radikalizimin dhe migracionin.