Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë.
Ky donacion sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është rezultat i bashkëpunimit Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për
Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.
Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së