Ballina Ekonomi Turqia, fuqinë e saj në ekuacionin e energjisë në Mesdhe e merr...

Turqia, fuqinë e saj në ekuacionin e energjisë në Mesdhe e merr nga e drejta ndërkombëtare

Përderisa Turqia vazhdon luftën e saj të drejtë në fushën e energjisë në Lindje të Detit Mesdhe, fuqinë e saj e merr nga e drejta ndërkombëtare.

Në kuadër të aktiviteteve të kërkimit të naftës dhe gazit në rajon, Turqia më 21 korrik njoftoi se anija sizmike e sondazhit MTA Oruç Reis do të zhvillojë aktivitete të reja, duke sjellë sërish në rend dite problemet që janë thellësuar me përcaktimin detar kufitar dhe punimet e kërkimit të cilat janë bërë duke e injoruar Turqinë, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor.

Ekspertët theksojnë se Turqia veprimtaritë e kërkimit për hidrokarbure në Detin Egje dhe Mesdhe i kryen në kuadër të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa në lidhje me përcaktimin e shelfit kontinental është thelbësore toka kryesore.

Kryetari i Institutit për Kërkim të Ligjit të Energjisë avokati Süleyman Boşça në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se të drejtat e shteteve bregdetare në lidhje me shelfin kontinental është një e drejtë natyrore që ekziston në të vërtetë dhe që nga fillimi dhe se këto të drejta nuk kanë nevojë të deklarohen.

Ai rikujtoi se në drejtim të marrëveshjeve ndërkombëtare një shtet bregdetar duke filluar nga vija e tokës kryesore ka një shelf kontinental prej 200 milje.

“Bazimi i tokës kryesore në Marrëveshjen Ekskluzive të Zonës Ekonomike të nënshkruar mes Greqisë dhe Italisë në qershor të vitit 2020, në mënyrë implicite nënkupton që Greqia pranon që ishujt nuk kanë shelf kontinental dhe të drejta ekskluzive të zonës ekonomike” u shpreh Boşça.

Boşça gjithashtu rikujton se pasi Turqia ka arritur Marrëveshjen e Kufizimit të Juridiksionit Detar më 27 shkurt ka njoftuar Kombet e Bashkuara (OKB) për koordinatat e shelfit kontinental.

– “Greqia vepron në kundërshtim me Konventën e OKB-së mbi të drejtën e detit”

Kryetari i Divizionit të Energjisë së Qëndrueshme në Universitetin e Ekonomisë Izmir, prof. dr. Mehmet Efe Biresselioğlu, deklaroi se zona ku anija e sizmike e sondazhit MTA Oruç Reis nuk shkel Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë në kuadër të kufijve të shelfit kontinental të OKB-së.

“Greqia është e detyruar të zbatojë parimin ‘ndarja në mënyrë të drejtë’ sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit, që është nënshkruese. Pretendimi i Greqisë për një shelf kontinental që mbulon dhjetëra mijëra kilometra katrorë është plotësisht kundër parimit të “ndarjes së drejtë” të Konventës së cilës është palë”, tha Biresselioğlu.

Ai theksoi se Turqia ka të drejtë në këtë tezë të saj.

 “Në aspektin ligjor Turqia ka të drejtë”

Kryetari i Qendrës së Kërkimeve të Strategjive dhe Politikave të Energjisë së Turqisë (TESPAM), Oğuzhan Akyener tha se përcaktimi i shelfit kontinental me ishujt shumë larg nga toka kryesore është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim, pretendimet greke sipas të drejtës ndërkombëtare kanë zero efekt”, tha Akyener.

Ai informon se në këtë mënyrë ka shumë marrëveshje dhe vendime të bazuara në ligjin ndërkombëtar, si Greqi-Itali, Britani-Francë, Nikaragua-Kolumbi, Libi-Maltë, Tunizi-Itali, Papua Guinea e Re-Australi.

“Turqia pohimet e saj të vërteta që i shfaq i bazon dhe mbështet në marrëveshje të tilla. Janë bërë nismat dhe deklaratat e nevojshme në OKB”, potencoi ai.

Akyener pohoi se pasi Turqia ka publikuar NAVTEX për të bërë kërkim në një zonë në largësi prej 2 kilometrash nga Anadolli, Greqia nuk ka të drejtë të shqetësohet as ligjërisht, as ushtarakisht, as ekonomikisht e as politikisht.

“Turqia është vendi më i fuqishëm në çdo aspekt në rajon dhe ka të drejtë në aspektin ligjor”, tha ai.

Exit mobile version