“Turqia fuqi në rritje e dronëve, konkurent serioz i SHBA-së, Izraelit dhe Kinës”

Gazeta prestigjoze britanike e biznesit “Financial Times” raportoi se Turqia është bërë një konkurent serioz i SHBA-së, Izraelit dhe Kinës në fushën e dronëve të armatosur dhe se është një fuqi në rritje në këtë fushë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksti thekson se ushtria azerbajxhanase publikoi pamjet e mjeteve ajrore të armatosura pa pilot të prodhuara nga Turqia duke shkatërruar dhjetëra sisteme armene të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke.

“Rezultati i përpjekjes 20 vjeçare”

Rajoni i Malësisë së Karabakut është pas Sirisë, Libisë, veriut të Irakut dhe Mesdheut Lindor, zona e pestë e konfliktit të huaj në të cilën përdoren dronët e prodhuar nga Turqia, shtoi teksti.

“Forcimi i industrisë turke të dronëve është rezultat i 20 viteve të përpjekjeve për të forcuar industrinë e mbrojtjes me synimin për të ringjallur krenarinë kombëtare, pra zvogëlimin e blerjes së armëve dhe varësinë nga Perëndimi në këtë aspekt”, thuhet në tekst.

“Konkurent serioz”

Ndërsa disa analistë kanë përshkruar disa iniciativa, të tilla si prodhimi i avionit vendor luftarak, si tepër ambicioz, në rastin e programit të dronëve, Turqia është bërë një forcë dronësh në rritje.

Themeluesi dhe bashkë-drejtori i Qendrës së Studimit të Dronëve në Kolegjin Bard në New York, Dan Gettinger, tha se Turqia është bërë një konkurent serioz i SHBA-së, Izraelit dhe Kinës në fushën e dronëve të armatosur dhe se programi i dronëve të Turqisë është mjaft i sofistikuar.

Eksportet e industrisë së mbrojtjes u rritën nga 248 milionë në 3 miliardë dollarë

Turqia vitin e kaluar vendeve të tjera u shiti rezervuare, automjete të blinduara, pjesë të avionëve, armë dhe municione me vlerë në 3 miliardë dollarë.

“Këto eksporte arritën në 248 milionë dollarë në vitin 2002. Zyrtarët presin që në vitin 2023 këto të arrijnë shifrën e 10 miliardë dollarëve”, thekson FT.

Përpjekjet e Turqisë për të prodhuar dronët e saj janë të lidhura ngushtë me faktin se vendi ka luftuar me organizatën terroriste PKK për disa kohë.

Analisti Anil Mevlutoglu thotë se problemet në prokurimin e dronëve nga vendet e tjera dhe në përdorimin e tyre kanë bërë që dronët të bëhen “prioriteti më i lartë i Turqisë”.

Suksesi kundër PKK-së

Që nga viti 2017, Turqia ka përdorur dronët e saj në mënyrë të konsiderueshme për të luftuar PKK-në. Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Turqinë, Nigar Goksel thotë se dronët e armatosur i kanë mundësuar Turqisë të dëbojë elementët e PKK-së nga zonat malore ku kishin foletë e tyre për më shumë se 30 vjet.

Më tej thuhet se për prodhimin e dronit Bayraktar TB2 janë importuar vetëm 7 për qind e përbërësve të saj.