Kombëtarja e Turqisë ka marrë tre pikët e para në Kampionatin Evropian.
Djelmoshat e Vincenzo Montellas, shënuan fitore ndaj Gjeorgjisë, me rezultaar 3 me 1.
Mert Murdur i dha epërsinë Turqisë me një gol të bukur në minutën e 25-të.
Shtatë minuta më vonë, Gjeorgjia barazoi shifrat me golin e Georges Mikautadze.
Talenti i Real Madridit, Arda Guler, riktheu epërsinë e Turqisë në minutën e 65-të, i cili shënoi një supergol nga distanca, ndërsa fitoren e siguroi Kerem Akturkoglu në 90+7.
Turqia është e para në Grupin F, me tre pikë, ndërsa nga ora 21:00 në të njëjtin grup, Portugalia luan me Çekinë.