Turqia fillon fazën e re të operacioneve antiterroriste në lindje

Turqia ka nisur një operacion të ri antiterrorist në provincën lindore Bingöl, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria turke e Punëve të Brendshme tha se operacioni Yıldırım-6 është nisur për të eliminuar plotësisht grupin separatist terrorist (PKK) dhe të neutralizojë ata që strehohen në rajon.

Sipas ministrisë, rreth 700 pjesëtarë të sigurisë, përfshirë forcat Speciale të Xhandarmërisë, policisë dhe rojet e sigurisë, do të marrin pjesë në operacion.

Më parë, operacioni Yıldırım-5 u nis më 12 gusht për të neutralizuar terroristët e PKK-së në rajon.

Ministria tha se deri më sot të paktën 22 terroristë u neutralizuan, 31 shpella, strehimore dhe depo u shkatërruan, si dhe një sasi e madhe armësh dhe municionesh, si dhe furnizime të tjera u sekuestruan në operacionet Yıldırım.

Më tej theksohet se aksioni, me mbështetjen e publikut, vazhdon pa asnjë ndërprerje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.