Ballina Lajmet Turqia është shndërruar në “qendër të diplomacisë” me veprimet në politikën e...

Turqia është shndërruar në “qendër të diplomacisë” me veprimet në politikën e jashtme në periudhën e fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vazhdon aktivitetet e tij të shumta diplomatike për të gjetur zgjidhje për problemet rajonale dhe globale dhe për të zhvilluar marrëdhëniet politike dhe ekonomike me vendet, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan javën e kaluar në Samitin e Liderëve të NATO-s që u mbajt në Madrid të Spanjës, kishte agjendë të ngjeshur diplomatike me rastin e aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, si dhe me agjendën e Samitit.

Në kuadër të samitit, Erdoğan pas takimit të tij me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që zgjati 3 orë, u nënshkrua memorandum trepalësh. Liderët e Suedisë dhe Finlandës u zotuan për të marrë hapa për të adresuar shqetësimet e Turqisë.

Presidenti turk gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Boris Johnson, kancelarin austriak, Karl Nehammer, kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin rumun, Klaus Werner.

Pas takimeve intensive në Spanjë, Erdogan u kthye në Turqi ku nuk ndërpreu agjendën e ngjeshur diplomatike, pasi të martën në Kompleksin Presidencial e priti kryeministrin italian, Mario Draghi.

Erdoğan dhe Draghi kryesuan sesionin e Samitit Ndërqeveritar Turqi-Itali. Pas sesionit, midis Turqisë dhe Italisë u nënshkruan 9 marrëveshje në fusha të ndryshme përfshirë industrinë e mbrojtjes, menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, zhvillimin e qëndrueshëm, fushat e shkencës dhe teknologjisë.

Presidenti Erdogan dje gjithashtu e priti presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi. Në takimet kokë me kokë me Mohamud dhe mes delegacioneve, u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, u nënshkrua “marrëveshje për mbështetjen e grantit”.

Lideri i tretë që Erdogan do të presë këtë javë në Ankara është kryeministri i Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob. Ai do të zhvillojë një vizitë katër ditore në Turqi, ndërsa sot do të pritet nga presidenti Erdogan. Gjatë takimeve do të shkëmbehen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjera, gjithëpërfshirëse dhe të afërta mes dy vendeve, forcimin e lidhjeve ekonomike, si dhe avancimin e bashkëpunimit në industrinë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes.

Turqia vazhdon edhe përpjekjet e saj për sigurinë globale të ushqimit

Turqia, nën drejtimin e presidentit Erdogan, vazhdon përpjekjet e saj për transportimin e anijeve të ngarkuara me grurë që presin në portet e Ukrainës për shkak të luftës Rusi-Ukrainë drejt vendeve në nevojë përmes korridorit të sigurt që do të hapet në Detin e Zi.

Në këtë kuadër, në ndërmjetësimin e Turqisë, vazhdojnë edhe bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse. Delegacionet ushtarake turke dhe ukrainase, më 4 korrik zhvilluan një takim në Ministrinë turke të Mbrojtjes. Në mbledhje u trajtuan hapat që do të hidhen për të tejkaluar krizën.

Kriza me drithërat u diskutua edhe në takimin e presidentit turk me Draghi-n. Në konferencën e përbashkët për media të të dy liderëve, Erdogan dha një mesazh të rëndësishëm për përpjekjet për hapjen e korridorit të drithërave në Detin e Zi.

“Ne do të intensifikojmë bisedimet tona brenda një jave, 10 ditëve, dhe do të përpiqemi të arrijmë një rezultat”, tha ai.

Duke theksuar se qasjet e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy janë të rëndësishme, Erdogan tha se ata duan të vazhdojnë bisedimet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara duke u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

Exit mobile version