Pala grekoqipriote po përpiqet të devijojë negociatat nga ky parim, tha ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu gjatë një vizite në ishull.
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me përfaqësues të OJQ-ve në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).
Takimi u mbajt në Shtëpinë e Bardhë në Girne.
Në takim morën pjesë edhe zv.ministri Sedat Onal (Sedat Önal) dhe Ambasadori i Turqisë në Lefkosha dhe takimi u realizua pa praninë e mediave.
Në postimin e tij në Twitter lidhur me takimin Çavushollu shkroi:
“Patëm një takim me OJQ-të turkoqipriote. Dje, sot dhe gjithmonë; ne jemi bashkë! Nuk do t’i lejojmë ata që përpiqen të prishin unitetin tonë!”.
Çavushollu u takua edhe me qytetarët e lagjes Lapta.
Në fjalimin e tij këtu, ministri Çavushollu tha: “Populli turkoqipriot është shpirti ynë, është gjithçka për ne, është gjëja jonë e çmuar. (…) Ne nuk i kemi lënë asnjëherë vetëm qipriotët turq dhe RTQV-në, dhe nuk kemi për t’i lënë vetëm as në të ardhmen”.
Duke theksuar rëndësinë e prishjes së lojërave të ndërtuara në Qipro Çavushollu e vazhdoi kështu fjalën e tij:
“Tani e tutje (me Qipron greke) ka barazi sovraniteti e jo barazi politike. Me fjalë të tjera, një zgjidhje me dy shtete. Dy shtete që do të jetojnë krah për krah dhe do të bashkëpunojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse me njëri-tjetrin, kjo është krejt e natyrshme. Ne po punojmë që sovraniteti i qipriotëve turq të pranohet nga të gjithë.” /trt