Ballina Lajmet Turqia është një destinacion i popullarizuar turistik për shumë britanikë

Turqia është një destinacion i popullarizuar turistik për shumë britanikë

Turqia dhe qytetet e saj bregdetare gjatë kësaj vere janë bërë destinacion i ri i preferuar turistik për shumë britanikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që publikoi portal turistik “TravelSupermarket” mbi paketat turistike, 30 për qind e të interesuarve zgjodhën Turqinë si destinacion turistik për pushim në shtator dhe tetor.

Turistët britanikë më së shumti janë të interesuar për pushime në Antalya dhe vendet përreth siç janë Alanya, Lara, Belek, Kaş, Kemer, Kalkan, Side dhe Beldibi, Dalaman dhe qytetet përreth Marmaris, Ölüdeniz, İçmeler, Fethiye, Turunç dhe për vizitë në Stamboll.

Qytetet turke ndiqen nga ishujt grekë të Korfuzit dhe Rodosit, kryeqyteti italian Romë dhe ishulli i Qipros në listën e destinacioneve turistike më të njohura për britanikët.

Këtë vit, interesi i turistëve britanikë në Turqi si një destinacion turistik është tetë për qind më i lartë se vitin e kaluar dhe besohet se ka ndikuar lufta efektive e autoriteteve turke kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe përjashtimi i Britanisë së Madhe nga lista e vendeve për të cilën parashihet karantinë.

Emma Coulthurst nga TravelSupermarket për gazetën “Express” tha se shumë britanikë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në Turqi për shkak të klimës së këndshme, por edhe për shkak të mungesës së pengesave për vizitat turistike.

Exit mobile version