Turqia ndodhet në vendin e 8-të si prodhuesja më e madhe e mishit të pulës prej 1 milion e 985 mijë ton në vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas përpilimeve që gazetari i AA-së ka kryer nga të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara dhe Shoqatës së Unionit të Industrialistëve të mishit të bardhë dhe mbarështuesve (BESD-BIR), mësohet se deri në fund të viti 2016 në botë janë prodhuar gjthsej 89 milionë e 548 ton mish pule.
Prodhuesi më i madh i mishit të pulës është SHBA-ja me 18 milionë e 238 mijë ton e cila ka realizuar 20.4 përqind të prodhimit të mishit të pulës në botë.
Gjithashtu thuhet se SHBA-ja është ndjekur nga Brazili me 13 milionë e 605 ton, Kina me 12 milionë e 700 mijë ton, Bashkimi Evropian me 11 milionë e 70 mijë ton, India me 4 milionë e 200 mijë ton, Rusia me 3 milion e 750 mijë ton, Meksika me 3 milionë e 270 mijë ton dhe Argjentina me 2 milionë e 100 mijë ton.
Ndërsa Turqia është radhitur e 8-ta në botë me prodhimin e 1 milion e 958 mijë ton të mishit të pulës, e cila më parë është ndjekur nga Tajlanda me 1 milion e 780 ton dhe Indonezia me 1 milion e 640 ton.
Prodhimi i mishit të pulës dhe gjelit të detit në Turqi
Prodhimi i mishit të pulës i cili në Turqi në vitin 1990 ka qenë 162 mijë e 569 ton, në vitin 2000 ka arritur në 662 mijë e 96 ton ndërsa në vitin 2010 në 1 milion e 410 ton dhe në fund të vitit 2016 ka arritur në 1 milion e 958 mijë ton. Teksa prodhimi i mishit të pulës gjatë periudhave 1990-2016 ka shënuar një rritje 12 herë, thuhet se gjatë viteve 2000-2016 ka shënuar një rritje për dy herë.
Ndërsa prodhimi i mishit të gjelit të detit i cili në Turqi në vitin 1990 ka qenë 500 ton, në vitin 2000 ka arritur në 23.265 ton, në vitin 2010 në 33.000 ton dhe në fund të vitit 2016 është përcaktuar në 50.500 ton. Ndërsa prodhimi i mishit të pulave për vezë dhe të fshatit si dhe të shpendëve të tjerë për periudhën 2000-2016 ka qenë 93.500 ton.
Konsumimi i mishit të pulës në vitin 1990 në Turqi ka qenë 2.87 kilogram për person ndërsa në vitin 1995 në 5.02 kg, në vitin 2000 ka qenë 9.74 kg, në vitin 2005 në nivelin 13.61 kg dhe në vitin 2010 është rritur në 17.82. Ndërsa prodhimi i mishit të pulës për person në fund të vitit 2016 është përcaktuar të jetë 21.94 kg.
Ndërsa në lidhje me konsumin e mishit të gjelit të detit në vitin 1990 në Turqi ka qenë 0.01 kg, për vitin 2000 ka qenë 0.34 kg, për vitin 2015 në nivelin e 0.62 kg si dhe në vitin 2016 është përcaktuar të jetë në 0.56 kg. Gjithashtu konsumimi i mishit të pulave për vezë dhe të fshatit si dhe të shpendëve të tjerë vitin e kaluar është përcaktuar të jetë 0.74 kg.
Konsumimi i mishit të shpendëve për person në Turqi për vitin 2016 theksohet se ka qenë 23,24 kg.