Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij duke filluar nga viti 2025 do të garantojë siguri përtej kufijve të saj jugor dhe do të eliminojë kërcënimet e terrorizmit që burojnë nga ato rajone, raporton Anadolu.
Duke folur në kongresin provincial të AK Partisë në provincën Balıkesir, Erdoğan tha se “duke filluar nga viti 2025, ne do të garantojmë siguri përtej kufijve tonë jugor, veçanërisht lidhur me çështjen e terrorizmit, si dhe do të eliminojmë kërcënimet që burojnë nga ato rajone”.
Presidenti Erdoğan foli edhe rrëzimin e regjimit të Bashar Asadit në Siri, duke theksuar se Türkiye mbajti “lidhjen vëllazërore”, ndihmoi të shtypurit dhe “përsëri dolëm fitimtar”.
“Ne e kaluam testin e njerëzimit faqebardhë”, tha Erdoğan.