Turqia donacion për Somalinë 12 automjete të blinduara ushtarake

Turqia i ka dhuruar Somalisë 12 automjete të blinduara ushtarake në kuadër të luftës së këtij vendi kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, transmeton Anadolu Agency (AA).

Automjetet iu dorëzuan zyrtarëve në kryeqytetin Mogadishu nëpërmjet një ceremonie.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Mehmet Yılmaz, ministri i Mbrojtjes së Somalisë, Hassan Ali Muhammed, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Somalisë, Odawa Yusuf Rageh dhe shumë persona të tjerë.

Ambasadori Yılmaz, në deklaratën e tij në ceremoni, tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj në çdo fushë ndaj Somalisë.

Ndërsa ministri somalez i Mbrojtjes tha se automjetet do të ndihmojnë në operacionet kundër Al-Shabaab.

Rageh nga ana e tij falënderoi Turqinë për ndihmat.