Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij në nivel global do të marrë një rol udhëheqës në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe bëri të ditur se vendi është i gatshëm të ratifikojë Marrëveshjen e Parisit për klimën para samitit që do të mbahet në muajin nëntor në Glasgow, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do ta kemi të përfunduar procesin e ratifikimit (të Marrëveshjes së Parisit) para Samitit për Ndryshimet Klimatike në Glasgow në nëntor”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi gati tre-orësh të kabinetit në kompleksin presidencial në Ankara.
Presidenti turk theksoi se do të përgatisin dhe do të zbatojnë të gjitha programet e tyre afatmesme dhe afatgjate të zhvillimit nën drejtimin e transformimit strukturor të kërkuar nga revolucioni i zhvillimit të gjelbër.
Ligjvënësit turq pritet të ratifikojnë Marrëveshjen e Parisit brenda muajit tetor. /aa