“Turqia do të ketë zë në rendin e ri botëror”

Turqia do të bëjë që zëri i saj të dëgjohet në rendin e ri botëror pas shpërthimit të koronavirusit të ri, tha sot kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, raporton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti i Turqisë zhvilloi një seancë të veçantë për njëqindvjetorin e seancës së parë të Asamblesë së Madhe Kombëtare, e cila përkon me Ditën e Sovranitetit Kombëtar të vendit dhe Ditën e Fëmijëve.

Në një fjalim hyrës, Şentop u tha ligjvënësve, se vendet do të diskutojnë se si ta “evoluojnë” botën, duke shtuar se Turqia do të mbronte të drejtat e saj në bërjen e “rendit të ri botëror”.

Duke theksuar se shpërthimi global i COVID-19 ekspozoi se rendi aktual botëror nuk është i qëndrueshëm, Şentop tha: “Ne nuk mund të flasim për paqen globale nëse nuk ndryshohet ky rend i rëndë dhe i paligjshëm”.

Dita e Sovranitetit i Kombëtar dhe e Fëmijëve është një festë publike në Turqi që përkujton themelimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke më 23 Prill të vitit 1920.

Përpara seancës, politikanë të vjetër, përfshirë Şentop, kreun e Partisë Popullore Republikane Kemal Kılıçdaroğlu, shefin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli dhe kryetaren e Partisë IYI, Meral Akşener, vizituan mauzoleun e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk në kryeqytetin Ankara.

“Turqia, e rilindur nga hiri i saj njëqind vjet më parë, është sot më e fuqishme, entuziaste dhe e gjallë”, shtoi Şentop.

Në vitet e para të vendit, Ataturk ua kushtoi 23 Prillin fëmijëve, duke theksuar se ata ishin e ardhmja e kombi