Turqia do të forcojë marinën me projektin e nëndetëseve MILDEN

Turqia është e vendosur të forcojë fuqinë e saj detare me futjen e nëndetëseve të reja, ka njoftuar Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në një lëvizje që pritet të përmirësojë ndjeshëm forcat e armatosura të vendit.

“Shpresojmë të arrijmë qëllimin tonë për ndërtimin e nëndetëses sonë, e cila ka qenë ëndrra jonë për rreth 138 vjet, me projektin tonë MILDEN”, tha Erdoğan të shtunën, duke iu drejtuar hapjes së Komandës së Kantierit Detar Akyaz dhe ceremonisë së dorëzimit të platformës detare.

Erdoğan zbuloi se nëndetësja HIZIRREIS pritet të hyjë në shërbim në vitin 2025, e ndjekur nga nëndetësja MURATREIS në 2026.

“Ne do t’i shtojmë forcë marinës sonë duke vënë në shërbim të gjitha nëndetëset tona në projekt deri në vitin 2029”, shtoi ai.

Presidenti theksoi rëndësinë e një marine të fortë dhe efektive, duke thënë: “Ne e kuptojmë se për të jetuar në paqe në tokën tonë, ne duhet të kemi një marinë të fortë dhe efektive si në Atdheun tonë Blu ashtu edhe në gjeografitë e largëta”.

Forcimi i Turqisë në të gjitha sferat

MILDEN, projekti kombëtar i nëndetëseve të Turqisë, synon të zhvillojë dhe prodhojë mjete detare me aftësi kombëtare, duke plotësuar nevojat specifike të Komandës së Forcave Detare Turke.

“Le të mos ketë asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për një Forca të Armatosura të fuqishme turke në tokë, në ajër, në det dhe kudo”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se të drejtat dhe interesat e Turqisë në sferat e ndikimit në det do të mbrohen me avionët HURJET, KIZILELMA, TB3, ANKA3 vendasedhe kombëtarë të montuar në aeroplanmbajtësen e saj kombëtar.

Vendi planifikon më tej të forcojë mbrojtjen e tij ajrore nga deti me shkatërruesin e mbrojtjes ajrore TF-2000, ndërtimi i të cilit do të fillojë në kantierin detar të Istanbulit.

TCG Anadolu dhe Aeroplanmbajtësja Kombëtare do të mbrohen gjithashtu kundër kërcënimeve të mundshme ajrore, siguroi Erdoğan.