Përpara një takimi kokë më kokë të martën në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryediplomatët e SHBA-së dhe Turqisë theksuan se do të vazhdojnë të punojnë lidhur me Afganistanin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne i jemi shumë mirënjohës Turqisë për partneritetin e saj shumë të fortë në Afganistan dhe punën që vazhdojmë të bëjmë së bashku atje. Shumë për të folur për Afganistanin në të ardhmen, por edhe shumë çështje tjera rajonale, nga Siria deri në Kaukaz”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
“Turqia dhe SHBA-ja qëndrojnë së bashku si partnerë të fortë dhe aleatë të NATO-s dhe mezi presin të mbulojnë shumë terren në kohën që kemi sot”, shtoi Blinken. Çavusoglu, nga ana e tij, falënderoi sekretarin Blinken “për bashkëpunimin e shkëlqyer në Afganistan, në shumë fusha”.
“Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë së bashku në Afganistan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Dhe derisa vazhdojmë këtë bashkëpunim, ne do të bëjmë çmos për të forcuar punën tonë në marrëdhëniet dypalëshe”, tha ai.
SHBA-ja tërhoqi trupat e saj nga Afganistani në fund të gushtit. Që kur talebanët morën kryeqytetin afgan Kabulin, Turqia si forcë e NATO-s atje, ka punuar me Katarin në sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”. /aa