Turqia dhe Serbia nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Janë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi midis Turqisë dhe Serbisë, në fusha si energjia, tregtia, teknologjia, sporti, sigurimet shoqërore, menaxhimi i fatkeqësive dhe media, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Presidencial të Serbisë në praninë e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në Fushën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë. Dokumenti u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq dhe kryetari i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë Okay Memiş.

Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Punës, Punësimit dhe Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Nemanya Staroviq dhe ministri turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan.

Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Republikës së Turqisë e nënshkruan ministrja e Ekonomisë Adriana Mesaroviq dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır.

Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Konvertimit të Energjisë ndërmjet Ministrisë së Minierave dhe Energjisë së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga ministrja e Minierave dhe Energjisë Dubravka Çedoviq Handanoviq dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar.

Në ceremoni u nënshkrua Vendimi nr. 1/2024 për ndryshimin e dy neneve të Protokollit për Përkufizimin e “Origjinës së Produkteve” dhe Metodave të Bashkëpunimit Administrativ të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Serbisë. Vendimi u nënshkrua nga ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme Tomislav Momiroviq dhe ministri i Tregtisë Ömer Bolat.

Memorandumi i Mirëkuptimit në Fushën e Sportit ndërmjet Ministrisë së Sportit të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga ministri i Sportit Zoran Gajiq dhe ai i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak.

Ministri i Turizmit dhe Rinisë Husein Memiç dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve Osman Aşkın Bak nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Fushën e Rinisë ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Rinisë së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë.

Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Mediave dhe Informimit ndërmjet Ministrisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit të Republikës së Serbisë dhe Kryesisë së Komunikimeve të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga Dejan Ristiq, ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit, dhe Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimeve i Presidencës turke.

Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet Komunës së Beogradit të Republikës së Serbisë dhe Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Beogradit Aleksandar Shapiq dhe kryetarja e Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit Fatma Şahin.

⁠Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Arkivit Shtetëror të Serbisë dhe Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë u nënshkrua nga Mirosllav Perishiq, drejtor i Arkivit Shtetëror të Serbisë, dhe Muhammet Ahmet Tokdemir, kryetar i Arkivit Shtetëror të Presidencës turke.

Memorandumi i Mirëkuptimit Akademik ndërmjet Institutit të Historisë së Beogradit të Republikës së Serbisë dhe Institutit Turk të Historisë të lidhur me Institutin e Lartë të Kulturës, Gjuhës dhe Historisë Ataturk të Republikës së Turqisë u nënshkrua nga drejtori i Institutit të Historisë së Beogradit, Aleksandar Rastoviq, dhe kryetari i Institutit Turk të Historisë Yüksel Özgen.

Pas marrëveshjeve, dy presidentët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.