Turqia dhe Qiproja turke do të zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) më 6-10 shtator do të zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se stërvitja “Stuhia e Mesdheut – Dëshmori Kapiten Cengiz Topel” do të zhvillohet më 6-10 shtator në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) nga elementët e Komandës së forcave turke të paqes në Qipro dhe Komanda e forcave të sigurisë së Qipros turke.

Me stërvitjen “Stuhia e Mesdheut” e cila zhvillohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, synohet zhvillimi i trajnimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe funksionalitetit të përbashkët mes Komandës së forcave turke të paqes në Qipro dhe Komandës së forcave të sigurisë të Qipros turke.

Me pjesëmarrjen e elmenteve ajrore, detare dhe tokësore të aviacionit nga Turqia, stërvitja do të zhvillohet së bashku dhe realisht në formën e sulmit ajror, operacionit luftarak të kërkim-shpëtimit si dhe stërvitjeve të njëkohshme të forcave të batalionit.