Turqia dhe Izraeli do të nënshkruajnë marrëveshje për aviacionin pas 71 vitesh

Pas 71 vitesh mes Turqisë dhe Izraelit do të nënshkruhet marrëveshje në fushën e aviacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Kryeministrisë izraelite thuhet se sot do të nënshkruhet marrëveshje e re dypalëshe e aviacionit, e cila do të forcojë marrëdhëniet për herë të parë që nga viti 1951 dhe do t’u mundësojë kompanive ajrore izraelite të rifillojnë fluturimet drejt Türkiye-s.

Në deklaratë thuhet se vendimi i marrëveshjes ka ardhur pas “bisedimeve ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil izraelit dhe institucioneve turke dhe takimit të ministres së Transportit, Merav Michaeli me homologun e tij turk disa muaj më parë”.

Sipas kësaj në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve do të rifillojnë fluturimet e kompanive turke drejt Izraelit si dhe fluturimet e kompanive izraelite drejt destinacioneve të ndryshme në Turqi.

“Marrëdhëniet e aviacionit janë mjet strategjik për zhvillimin ekonomik të Izraelit dhe ruajtjen e pozicionit rajonal të Izraelit”, tha Michaeli.