Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Sri Lanka

Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në Sri Lanka, derisa Ankaraja vazhdon përpjekjet e saj të ndihmave në të gjithë globin gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasada e vendit në Colombo në një deklaratë tha se Turqia dhuroi 12 Centrifuga Nencio-NF-400 NUVE Ministrisë së Shëndetësisë në Sri Lanka “për të përmbushur kërkesat e autoriteteve shëndetësore të Sri Lankës në luftën kundër COVID-19”.

Turqia deri më tani ka dërguar ndihma në gati 153 vende për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së infeksionit që nga marsi.

Centrifuga Nencioze NF-400 prodhohet nga ndërmarrja turke NUVE për nevojat e përditshme të centrifugimit. Ata u dhuruan nga Agjencia turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) për vendin ishullor.

Ambasadori turk R. Demet Sekercioglu i dorëzoi të enjten makinat ministrit të Shëndetësisë të Sri Lankës, Pavithra Wanniarachchi.

Në botë, Turqia renditet e dyta në ndihmën mjekësore.

Marrësit e ndihmës mjekësore turke përfshijnë anëtaret e Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe tetë organizata ndërkombëtare.

“Donacioni i pajisjeve mjekësore për autoritetet shëndetësore të Sri Lankës thekson edhe një herë diplomacinë humanitare të Turqisë, e cila është një pjesë themelore e politikës së saj të jashtme”, thuhet në deklaratë.

“Teksa forcon më tej marrëdhëniet e përzemërta dhe miqësore midis vendeve tona, Turqia do të vazhdojë të japë mbështetje të palëkundur në ndihmën humanitare, zhvillimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në Sri Lanka”, thuhet më tej.

Sri Lanka ka raportuar 39.231 raste me koronavirus që nga fillimi i shpërthimit, përfshirë 185 vdekje.

Sipas Raportit të Ndihmës Humanitare Globale të Nismës së Zhvillimit, Turqia kontribuoi pothuajse 26 për qind të të gjithë ndihmës humanitare globale në vitin 2019, madje edhe para se COVID-19 të bëhej pandemi globale.

Raporti i lëshuar korrik të këtij viti tha se Turqia shpenzoi 7.6 miliardë dollarë në ndihma humanitare vitin e kaluar ndërsa ndihma humanitare globale arriti në 29.6 miliardë dollarë në vitin 2019, nga 31.2 miliardë dollarë në vitin 2018.