Ministria turke e Drejtësisë i ka dërguar fakte të reja SHBA-së në lidhje me ekstradimin e kryeterroristit të organizatës FETÖ, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra dosjes së numrit një të organizatës terroriste FETÖ, i janë shtuar fakte të reja.
Autoriteteve amerikane u janë dërguar detaje të vizitave në SHBA pak ditë përpara tentativës për grusht shteti nga ana e FETÖ-s më 15 korrik 2016, të dyshuarit në arrati, Adil Öksüz, i cili njihet si “imami i forcave ajrore”. Në këto detaje janë datat, numrat e vendeve në avionë dhe kthimi në Turqi të Öksüz bashkë me të burgosurin për të njëjtën akuzë Kemal Batmaz.
Nga ana tjetër dosjes për ekstradim i është bashkuar edhe ajo e akuzës së ngritur nga Prokurori Berkant Karakaya në Izmir, akuzë kjo e pranuar nga gjykata e Krimeve të Rënda në Izmir dhe ku theksohet se Fetullah Gülen është i dyshuari kryesor për organizatën terroriste FETÖ.
SHBA-së i janë dërguar edhe deklaratat e dëshmitarëve të fshehtë me emrat e koduar “Kuzgun” dhe “Şapka” të cilët kanë pranuar se Öksüz ka dërguar planin e grushtit të shtetit në SHBA dhe ka marrë miratimin e Gülenit për këtë.
Ndërkohë dokumentacioni shtesë i është nisur edhe me postë elektronike autoriteteve të SHBA-së.
Trafiku i komunikimeve me SHBA-në për ekstradimin
Menjëherë pas tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETÖ, autoritetet turke të drejtësisë kanë nisur procedurat për kërkesën e ekstradimit të Gülen nga SHBA-ja drejt Turqisë. Në këtë kuadër më 19 korrik 2016 Turqia ka nisur 4 dosje të ndryshme ku faktojnë implikimin e Gülenit në tentativën për grusht shteti. Ndërsa më 10 shtator autoritet turke të drejtësisë kërkuan përmes një shkrese autoriteteve amerikane arrestimin e përkohshëm të kryeterroristit Gülen.
Një delegacion i Departamentit amerikan të Drejtësisë ishte në Ankara në datat 22-23 gusht. Zyrtarët e drejtësisë turke i kanë dhënë shpjegimet dhe faktet e nevojshme këtij delegacioni.
Më pas ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, bashkë me një delegacion, vizitoi SHBA-në më 27 tetor 2016. Ai zhvilloi një takim me homologen e tij Loretta Lynch në Washington.
Gjatë takimit Bozdağ njohu homologen e tij me faktet se Gülen ishte urdhëruesi i tentativës për grusht shteti dhe vuri në dukje rëndësinë që Turqia i kushton arrestimit të tij të përkohshëm.
Deklarata e Bozdağ për një tjetër vizitë
Ministri Bozdağ deklaroi se pas betimit të Presidentit Donald Trump ata presin emërimin e Sekretares së Drejtësisë. Ai ka theksuar se menjëherë pas nisjes së detyrës ai do të kërkojë një takim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.