Turqia dërgon aeroplan shtesë me ndihma në Iran pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve është rritur në 56 nga përmbytjet që kanë shkaktuar shkatërrime në të gjithë Iranin ditët e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se do të dërgojë një aeroplan tjetër për të dërguar materiale ndihme në Iran, pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e dendur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një avion transporti që i përket Forcave tona Ajrore, i cili do të dorëzojë materiale të ndihmës si tenda dhe batanije të nevojshme për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve në Iran, u nis nga Aeroporti Etimesgut i Ankarasë. Një tjetër aeroplan është planifikuar të niset për në zonë”, shkroi Ministria në Twitter.

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve është rritur në 56 nga përmbytjet që kanë shkaktuar shkatërrime në të gjithë Iranin ditët e fundit. /aa