Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Turqia dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij dënon “fuqishëm” sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë që vrau të paktën 115 njerëz, raporton Anadolu.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona qeverisë ruse për sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë dhe e dënojmë fuqishëm sulmin”, tha presidenti Erdoğan në një takim në kryeqytetin turk Ankara.

“Si një vend që e njeh shumë mirë fytyrën e mallkuar dhe të pabesë të terrorizmit, Turqia ndan dhimbjen e popullit rus”, tha Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se terrorizmi është i “papranueshëm”, pavarësisht se nga vjen apo kush është autori.

Mbrëmë vonë, persona të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke plagosur rreth 145 të tjerë. Sulmi ndodhi teksa rock grupi Picnic po përgatitej për të performuar në sallën Crocus City në perëndim të Moskës.

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), lidhur me sulmin autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona, duke përfshirë katër pjesëmarrës drejtpërdrejt në sulm.

Exit mobile version