Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se duhet të rritet presioni mbi Izraelin që ai të përmbushë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, raporton Anadolu.
“Duhet të rritet presioni mbi Izraelin, fëmijën e llastuar dhe paligjshëm të Perëndimit, në mënyrë që ai të pajtohet me këtë vendit”, tha presidenti Erdoğan në një tubim zgjedhor në Turqinë lindore.
Duke folur në provincën Batman, Erdoğan gjithashtu u zotua se Turqia do të “bëjë pjesën e saj” që vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përmbushet.
“Si Turqi, ne do të bëjmë pjesën tonë që ky vendim, të cilin e mirëpresim, të përmbushet”, tha presidenti turk.
Ai theksoi se Ankaraja do të “bëjë çdo përpjekje” sa më parë për paqen dhe qetësinë në Gaza.
Të hënën, Këshilli i Sigurimi i OKB-së miratoi një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë muajit të Ramazanit. Derisa Hamasi e përshëndeti masën, Izraeli hodhi poshtë kërkesën për armëpushim dhe u zotua të vazhdojë ofensivën në enklavën palestineze.
Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.
Të paktën 32.200 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe mbi 74.500 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.
Sipas OKB-së, sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.
İzsraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.