Mbi 400 persona që dyshohen për lidhje të mundshme me ISIS, janë arrestuar si pjesë e një operacioni madhor të antiterrorizmit turk, në 6 rajone të Turqisë.
Rreth 60 miltantë të dyshuar, shumica e të cilëve të huaj, u ndaluan në Ankara, ndërsa 150 të tjerë në Sanliurfa, rajon pranë kufirit me Sirinë, ku policia sekuestroi materiale që lidh të dyshuarit me ISIS.
Operacionet anti-terror rezultuan me arrestimin e shumë personave në Stamboll, Gaziantep, Konya dhe Bursa.
Sipas agjentëve, disa prej të dyshuarve ishin të përfshirë në plane për të sulmuar vendin, dhe se plani i tyre ishte në fazat perfundimtare.
Autoritet e Ankarasë bënë me dije se të paktën 780 vetë janë në gjendje burgimi për lidhje të dyshuara me grupe terroriste.
Turqia nisi një inkursion ushtarak në Siri gushtin e kaluar, në mbështetje të kryengritësve anti-regjimi, në përpjekjen për të larguar militantët e organizatës terroriste ISIS nga zonat kufitare. Lufta kundër ISIS u intensifikua edhe më tepër pas sulmit që përgjaku Stambollin natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 39 persona. /MESAZHI/