Tetëmbëdhjetë pjestarë të dyshuar të ISIS, me shtetësi siriane dhe irakiane, u kapën në Turqinë juglindore. Lajmin e bëjnë të ditur burimet brenda qeverisë turke.
Policia turke arrestoi 18 të dyshuarit – tetë shtetas sirianë dhe një irakian, të cilët thuhet se planifikonin të kryenin sulme terroriste më 15 korrik, ditë e cila shënon përvjetorin e përpjekjes së grusht shtetit në Turqi.
Operacioni anti-ISIS u zhvillua në provincën e Gaziantep, e cila ndodhet fare pranë kufirit me Sirinë. /MESAZHI/