Turqia arreston 13 të dyshuar të DEASH-it

Gjithsej 13 persona me lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH u arrestuan në Turqi, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Aandolu Agency (AA).

Të dyshuarit, të cilët hynë në Turqi në mënyrë të paligjshme dhe ishin aktivë në Siri dhe Irak, u kapën në operacione paralele nga ekipet antiterroriste në Stamboll, theksuan burimet.

Një numër dokumentesh dhe materialesh dixhitale u sekuestruan gjithashtu.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, me të paktën 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.