Turqia alarmon për përpjekjen “jashtëzakonisht të rrezikshme” të ministrit iz’raelit për të ndryshuar statusin e Ku’dsit

Turqia vlerëson se komentet e fundit të ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit për një sinagogë që do të ndërtohet në vendin e Xhamisë Al-Aksa përfaqësojnë një “përpjekje të re dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” për të ndryshuar statusin dhe identitetin e Kudsit dhe Vendeve të tij të Shenjta, raporton Anadolu.

“Deklaratat e bëra nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në lidhje me ndërtimin e një sinagoge në Xhaminë Al-Aksa, janë një shembull i ri dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm i përpjekjeve të Izraelit për të ndryshuar statusin dhe identitetin e Kudsit dhe të Vendeve të Shenjta në Kuds”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Duke theksuar se deklaratat e ministrit Ben-Gvir ndezën zemërim në botën islame dhe alarmuan të gjithë njerëzit “me arsye të shëndoshë”, në deklaratë thuhet se provokimet “kundër xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë që u përket ekskluzivisht muslimanëve, ofendojnë ndjenjat e muslimanëve dhe shkaktojnë tensione në të gjithë botën”.

Në deklaratë shtohet se sulmet izraelite ndaj palestinezëve kërcënojnë gjithnjë e më shumë stabilitetin rajonal dhe global, si dhe i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë agresionin e Tel Avivit dhe të mbrojë palestinezët.

Kujtojmë se ministry Ben-Gvir pretendoi të hënën se hebrenjtë kanë të drejtë të luten në Xhaminë Al-Aksa, duke thënë se ai do të ndërtonte një sinagogë në këtë vend.

Kjo ishte hera e parë që ministri izraelit foli hapur për ndërtimin e një sinagoge brenda kompleksit të xhamisë. Megjithatë, ai ka bërë thirrje vazhdimisht në muajt e fundit për lejimin e lutjeve hebreje në këtë lokacion.