tudentet Esma Nur Gökalp, Esra Taşdemir ve Necla Şimşek në katedrën e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit pranë Universitetit Dumlupınar në Kütahya të Turqisë kanë realizuar projektin për rripa të sigurisë për udhëtim të sigurtë dhe komod për pasagjerit që mbesin në këmbë në udhëtimin me transportin publik, raporton Anadolu Agency (AA).
Studentja Gökalp për gazetarët tha se projekti në fjalë do të lehtësojë udhëtimin për njerëzit që ngelen të detyruar të udhëtojnë në këmbë për një kohë të gjatë në automjetet e transportit publik.
Gökalp njoftoi se punimi i tyre ka kaluar fazën e parë në garën e organizuar nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Turqisë, duke shtuar se “Nëse projekti fiton vlerësim dhe mbështetje, atëherë do të nisim punime për zbatimin e tij në qytetin tonë dhe në tërë Turqinë.”
Ndërkaq, shefi i katedrës, Doc. Dr. Ferruh Taşpınar, njoftoi se janë duke vazhduar punimet për rritjen e zbatueshmërisë së projektit brenda dhe jashtë Turqisë.
Nga ana tjetër, projekti pilot është testuar në atobusët privatë, ku qytetarët janë shprehur se kanë ngelur të kënaqur nga kjo praktikë.