Xhaminë Selimiye, në Edirne të Turqisë, e cila është vendosur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, për shtatë muaj e kanë vizituar 1.5 milionë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Zyrës për kulturë dhe turizëm në Edirne, Ahmet Hacıoğlu, deklaroi se turistët vendor dhe të huaj gjithnjë e më shumë tregojnë interesim për xhaminë e cila konsiderohet kryevepër e Mimar Sinanit.
Hacıoğlu tha se Xhamia Selimiye në shtatë muajt e parë të vitit 2017 vizituan 1.22 milionë turistë, ndërsa këtë vit ky numër thuajse për 20 për qind më i lartë.
“Profili i vizitorëve të Selimiye-s, rrënjësisht është ndryshuar pasi ka hyrë në listën e UNESCO-s. Edhe turistët vendor edhe ata të huaj tregojnë interesim të madh për të”, tha Hacıoğlu.
Ai shtoi se shumë shtetas turq që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit më herët vetëm kanë kaluar përmes Edirnes, ndërsa tani detyrimisht edhe qëndrojnë në këtë qytet.
“Në vendkalimin kufitar kemi vendosur stenda. Kemi shpërndarë materiale promovuese për sektorin turistik dhe Edrenenë. U siguruam që të vijnë në Edirne, gjë që solli rritjen e numrit të vizitorëve”, theksoi Hacıoğlu.