Forcat turke të sigurisë kanë vrarë të paktën katër pjesëtarë të organizatës terroriste PKK dhe kanë arrestuan një tjetër në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e guvernatorit të provincës lindore turke Bingol njoftoi se forcat turke kanë kryer operacione të gjera antiterrori pranë fshatit Catak në qarkun Karliova.
Gjatë operacionit, të paktën pesë terroristë u neutralizuan dhe u konfiskua sasi e madhe armësh dhe municioni.
Organizata separatiste PKK është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Kjo është një organizatë e cila ka zhvilluar një fushatë ushtarake kundër Turqisë për më shumë se tre dekada, ndërsa kjo fushatë u intensifikua në korrik të vitit 2015. Përveç në Turqi, PKK vepron edhe në veri të Irakut dhe Sirisë.