Në Çanakkala në veriperëndim të Turqisë janë vënë themelet e urës “Çanakkale 1915” dhe autostradës Malkara-Çanakkale, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, zëvendësi i tij Numan Kurtulmuş, ministri i Komunikimit, Transportit dhe Çështjeve Detare Ahmet Arslan dhe zyrtarë të tjerë hodhën gurthemelin e urës mbi Dardanele. Me këtë rast u vendos kapsulë kohore në të cilën janë lënë para dhe mesazhe.
Kjo është ura e parë që qëndron pezull në Dardanele, dhe e pesta në rajonin e Marmaras dhe do të përbëhet nga gjashtë korsi, tre në çdo drejtim.
Planifikohet që ura “Çanakkale 1915” të jetë e hapur në vitin 2023 kur do të shënohet 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë.
Ura, e cila është një nga shumë mega-projektet turke do të lidh edhe në një pikë tjetër Evropën dhe Azinë. Projekti është vlerësuar në dhjetë miliardë lira (rreth 2.566 miliardë euro).
Ura është 3.860 metra e gjatë ose më shumë se pesë kilometra, duke përfshirë edhe viadukte.
Hapësira mes dy shtyllave do të jetë 2.023 metra, që në mënyrë simbolike shënon 100 vjetorin në vitin 2023.
Pas përfundimit të punimeve do të jetë një urë me hapësirë më të gjatë në mes të shtyllave të betonit.