Ballina Argëtim Turqi, vallëzimet në ajër që të lënë pa frymë

Turqi, vallëzimet në ajër që të lënë pa frymë

Në krahinën turke të Samsunit po mbahet festivali i sporteve ekstreme “Falcon Fest”.

Në ditën e katërt të tij, kërcyesit “base” bënë një shfaqje spektakolare në ajër, duke kërcyer nga shkëmbinjtë në një lartësi prej 324 metrash në kanionin Sahinkaya.

Pas kërcimit, sportistët ateruan me sukses në platformën e ndërtuar në liqenin Altinkaya, për çka kërcyesi profesional i “base”, Cengiz Kocak, dhe sportisti Ferdi Soy bënë një kërcim të përbashkët. I tërë kërcimi i tyre bashkë me aterimin në platformë, u ndoq me vëmendje nga shikuesit të cilët thuajse mbetën pa frymë.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Kocak tha se për herë të parë që ka kërcyer nga një lartësi prej 324 metra ishte dy vite më parë.

Siç rrëfen ai, kanioni Sahinkaya është qendra e sporteve ekstreme në Turqi.

“Këtu në Samsun erdhën dhjetë sportistë nga pesë shtete të ndryshme. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me kërcimin ‘base’, por edhe me disa degë tjera sportive siç është alpinizmi, paragliding, paramotor, slackline, highline, trekking dhe çiklizmi kodrinor”, tha Kocak.

Ai thotë se ka kërcyer në lokacione në 45 shtete të ndryshme, por për kanionin Sahinkaya, thotë se është i veçantë.

“Kanioni Sahinkaya do të mund të jetë në të ardhmen nikoqir i festivaleve të mëdha. Bashkë me ‘Falcon Festin’, do të njihet në mbarë botën”, vlerëson Kocak.

Për sa u përket kërcimeve “base”, ai thotë se është një punë e rezikshme të cilën nuk e rekomandon.

“Gjithsesi se kaplohem nga frika, por është me rëndësi të bëni diçka për sa keni këtë ndjenjë. Besoj në aftësitë e mia dhe në përvojën që kam, që më bën të kontrolloj frikën dhe të menaxhoj rreziqet. Përkundër frikës, unë vazhdoj të kërcej”, thekson ai.

Njëri nga pjesëmarrësit është greku Dimitris Kolliakos, i cili pas një gare në Kinë ka mbëritur në Samsun.

“Atje kishim një performancë. Në Himalaje kisha një performancë timen në një lartësi prej 4.000 metrash. Është më se e natyrshme që këto lartësira të ngjallin frikë, por frikën e kam vetëm në fillim, ndërsa më pas e mposhti atë”, tha Kolliakos.

Exit mobile version