Turqi, urdhër për arrestimin e 40 të dyshuarve të FETO-s

Prokurorët turq lëshuan urdhër për arrestimin e 40 personave, për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve gjyqësore, prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhra arrestimi për 29 persona, përfshirë stafin ushtarak dhe një civil, për lidhjet e tyre të dyshuara me FETO-n.

Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit tha se policia kreu operacione anti-terroriste në 10 provinca turke dhe arrestoi 22 të dyshuar.

Veçmas, me qendër në provincën perëndimore të Turqisë, Balıkesir, prokurorët lëshuan urdhër për arrestimin e 11 të dyshuarve të FETO-s në tre provinca turke, përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Balıkesirin.

Midis të dyshuarve janë kadetë të shkarkuar, mjekë dhe personel i sektorit privat.

Të dyshuarit akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacionin e koduar të mesazheve për smartphone të grupit terrorist dhe se kanë qenë anëtar të FETO-s.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.