Turqi, urdhër arresti për 76 të dyshuar të FETO-s

Prokurorët turq lëshuan urdhër arresti për 76 të dyshuar në të gjithë vendin për lidhje të dyshuara me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së mposhtur të grusht shtetit të vitit 2016 në Turqi, njoftuan burimet e sigurisë të premten, raporton Anadolu Agency(AA).

Një operacion me bazë në Stamboll u krye në 19 provinca nga ekipet e departamentit të policisë së antiterrorit për të kapur të dyshuarit, tha një burim në kushte anonime.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.